Sport

“Paris 2024”/ Mundësi ynë Çermen Vasiliev fiton në ndeshjen e parë dhe kualifikohet për në turin e çerekfinaleve...

Në turin çerekfinal të peshës deri 74 kg, mundësi ynë Çermen Vasiliev do të ndeshjet me sportistin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov.

9 Gusht 2024, 12:56 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Mundësi ynë Çermen Vasiliev fiton

FRANCE - Mundësi shqiptaro-rus Çermen Vasiliev fitoi në ndeshjen e tij të parë në konkurrimin e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Në garën për të 1/8-tat, në peshën deri 74 kg të mundjes së lirë, mundësi ynë Vasiliev humbi 3-0 në pjesën e parë. Por në vazhdim, ai arriti ta ndryshojë rrjedhën e garës.

Ai arriti të fitojë 4 pikë radhazi (një 2-pikësh dhe dy pikë teke) dhe mbyllur ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 4-3, ndaj mundësit Turan Bayramov të Azerbajxhanit.

Në turin çerekfinal të peshës deri 74 kg, mundësi ynë Çermen Vasiliev, do të ndeshjet me sportistin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov, për të pasur shans për t'u futur në zonën për medalje në Lojërat Olimpike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll