Sport

De Gea te Fiorentina, negociatat në mbyllje: kontrata dhe të gjitha detajet...

Portieri spanjol është gati të nisë një aventurë të re në Serie A

9 Gusht 2024, 11:00 Nga DOSJA

De Gea te Fiorentina, negociatat në mbyllje: kontrata dhe të gjitha

ITALI - Fiorentina është afër përfundimit të një transferimi shumë prestigjioz me ardhjen e David De Gea. Pas një viti pa skuadër, pas skadimit të kontratës me Manchester United, portieri spanjol tashmë është një hap larg nënshkrimit me klubin vjollcë.

Detajet përfundimtare mes palëve janë duke u përcaktuar dhe ish-lojtari i Atletico Madridit pritet në Firence. Një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon tjetër është gati për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll