Sport

Blitz i West Ham dhe Juvja mbetet me gisht në gojë: Todibo shkon në Premier League!

Kur gjithçka dukej e bërë për mbrojtësin, mbërriti propozimi monstruoz nga londinezët që e bindi Nice.

9 Gusht 2024, 10:40 Nga DOSJA
Blitz i West Ham dhe Juvja mbetet me gisht në gojë: Todibo shkon

ITALI - Todibo kalon në Premier League. Juventusi mbeti me gisht në gojë, pasi ata mendonin se kishin shtuar një pjesë të rëndësishme në departamentin e tyre të mbrojtjes.

Por ‘blitz’ i West Ham për mbrojtësin e Nice ishte vendimtar. Ka mbërritur super oferta: hua e rëndë me detyrim blerje për 40 milionë euro në total, plus një përqindje në rishitjen e ardhshme (rreth dhjetë milionë më shumë se propozimi i Juventusit).

Lojtari ka pranuar transferimin në Londër për kontratë deri në vitin 2029 dhe tashmë janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës për ditën e sotme. 

Giuntoli, në Nice, kishte vënë në tryezë ofertën e Juventusit: 35 milionë mes huazimit të rëndë dhe bazës fikse, plus bonusin e riblerjes, me marrëveshjen e gjetur tashmë mes Juventusit dhe lojtarit për një kontratë pesëvjeçare deri në qershor 2029, për 2.5 milionë euro neto në vit.

Tani një vrimë e rëndësishme mbetet për t'u mbuluar në atë sektor të fushës, duke qenë se Juve tashmë ka vendosur Ruganin te Ajax i Fariolit dhe ka ofruar Tiago Djaló te Genoa dhe Porto.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll