Sport

“Paris 2024”/ Maroku “shpartallon” Egjiptin dhe fiton medaljen e bronztë...

Francë - Spanjë, finalja e madhe e futbollit në “Paris 2024”, do të luhet sot në orën 18:00.

9 Gusht 2024, 13:00 Nga DOSJA

“Paris 2024”/ Maroku “shpartallon” Egjiptin dhe fiton

FRANCE - Nuk ka histori “finalja e vogël” për medaljen e bronztë në futboll në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Maroku mposhti me rezultatin tenistik 6-0 Egjiptin dhe fiton medaljen e bronztë në këtë edicion të Olimpiadës, duke regjistruar fitoren më të thellë në këtë turne.

Marokenët mbyllin pjesën e parë në avantazh 2-0, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shënojnë edhe 4 gola të tjerë në portën e egjiptianëve.

Kujtojmë që finalja e madhe e futbollit në Paris 2024 do të luhet sot në orën 18:00. Organizatorët e Francës do të sfidojnë Spanjën në një ndeshje që vlen medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll