Sport

Conference League/ Goglat me fat për Ballkanin, të fortë për Dritën dhe Deçiçin...

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për fazën e “play off”-it të Conference League.

5 Gusht 2024, 15:58 Nga DOSJA

Conference League/ Goglat me fat për Ballkanin, të fortë për

ZVICER - Ndërsa ekipet nga Shqipëria, Egnatia dhe Partizani së fundmi, janë eliminuar, garat në Conference League vazhdojnë për skuadrat kosovare të Ballkanit dhe Dritës, si dhe atë shqiptare të Deçiçit në Malin e Zi.

Goglat e hedhura sot në Nion të Zvicrës kanë përcaktuar edhe vijimin e shortit për në fazën e ‘ply-off’-it…

Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, që në raundin e tretë do të sfidojë irlandezo-veriorët e Larne, në rast kualifikimi do të përballet me fituesin e çiftit Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Lincoln Red Imps (Gjibraltar) në “play-off”.

Deçiç, skuadra shqiptare nga Tuzi, kampione e Malit të Zi, në turin e tretë do të luajë kundër Helsinkit të Finlandës. Nëse Deçiç kualifikohet, do të përballet në “play-off” me fituesin e çiftit Klaksvik (Ishujt Faroe)-Borca Banja Luka (Bosnje).

Ndërsa Drita, nëse kualifikohet përballë letonezëve të Audas, në “play-off” do të sfidojë fituesin e çiftit Brondby (Danimarkë)-Legia e Varshavës (Poloni).

Conference League/ Goglat me fat për Ballkanin, të fortë për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll