Sport

Holandezi Xavi Simons e ka vendosur, do të mbetet pjesë e “Demave” të Leipzigut

Konfirmohen zërat e ditëve të fundit. Xavi Simons, lojtar në pronësi të PSG-së, rikthehet zyrtarisht në huazim te Leipzigu.

5 Gusht 2024, 12:29 Nga DOSJA
Holandezi Xavi Simons e ka vendosur, do të mbetet pjesë e

GJERMANI - Huazim edhe për 12 muaj për lojtarin e talentuar 21-vjeçar holandez, i cili nuk do të veshë (të paktën këtë sezon) fanelën e Bayernit të Mynihut.

Gjigantët e Bundesligës po ngulmonin për blerjen e holandezit, por nuk do të ketë ndryshim skuadre për ndërkombëtarin Simons.

Me dhjetë gola në 43 ndeshje në të gjitha garat (15 asistime), Xavi ka bërë shumë përshtypje në vitin e tij të parë te Leipzig. Pas Benjamin Seskos, i cili zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029 disa javë më parë, Leipzigu do të ketë në gjirin e saj për sezonin e ri edhe një tjetër lojtar kryesor sulmues.

Xavi gjithashtu demonstroi cilësitë e tij si titullar për Holandën në Kampionatin Evropian të këtij viti në Gjermani. Me tri asistime dhe një gol, ai ishte asistuesi i dytë më i mirë dhe golashënuesi i tretë më i mirë i turneut.

Mësohet se tani e tutje, Xavi Simons do të mbajë edhe fanelën me numrin 10 te Leipzigu. Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të hënë në qendrën stërvitore Cottaweg dhe më pas do të kryejë seancën e tij të parë individuale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll