Sport

VIDEO/ Goli fenomenal i Walter Bou në Argjentinë... i denjë për çmimin ‘Puskas’!

Duke i ofruar fitoren skuadrës së tij në minutën e fundit të kohës së rregull, natën e së dielës duke gdhirë e hënë, argjentinasi Walter Bou shënoi një nga golat më të bukur të vitit.

5 Gusht 2024, 10:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Goli fenomenal i Walter Bou në Argjentinë... i denjë

ARGJENTINE - Ka gola fitimtarë që ne i festojmë për rëndësinë e tyre dhe të tjerë që i admirojmë me gojë të hapur. Gjatë takimit mes Lanus dhe Tigre, natën e së dielës duke gdhirë e hënë në Argjentinë, sulmuesi i Lanus, Walter Bou, realizoi një gol spektakolar.

Ndërsa rezultati ishte 2-2 në minutën e 89-të të ndeshjes, Walter Bou nënshkroi një gjest teknik, të denjë për çmimin ‘Puskas’.

Me shpinë nga porta dhe në hyrje të zonës, argjentinasi kontrolloi topin me gjoks pasimin e shokut të skuadrës, përpara se të niste një rikthim të jashtëzakonshëm në roveshjatë, topi rrëshqiti nën traun e portierit kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë.

Një gol që e meritoi festimin e tij, të dy gishtat tregues në qiell, të gjithë në një stadium të ekzaltuar. I denjë për çmimin ‘Puskas’. Shikojeni dhe shijojeni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll