Sport

Liverpool 3-0 ndaj United… Slot: "Rezultati në rregull, dua më shumë kontroll të lojës"

“Shumë lojtarë të rinj po vijnë, mendoj se shtatë, tetë, ose ndoshta edhe nëntë. Por ne nuk po flasim për nënshkrime, por për lojtarët tanë që kthehen nga pushimet”

4 Gusht 2024, 22:06 Nga DOSJA
Liverpool 3-0 ndaj United… Slot: "Rezultati në rregull, dua

SHBA - Liverpool fiton përsëri, e treta herë këtë parasezon: kësaj here me një rezultat solid 3-0 për Reds, kundër Manchester United.

Në fund të ndeshjes miqësore të fituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trajneri Arne Slot foli në konferencën për shtyp, duke u shprehur i kënaqur me përparimin e ekipit të tij, edhe pse jo plotësisht:

“Po, jam i kënaqur,- ishin fjalët e tij, - por jo për gjithçka. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin, shënuam disa gola vërtet të mirë, por rezultati mund të ishte ndryshe edhe sonte."

Liverpooli do të përfundojë përgatitjet e tij parasezonale të dielën e ardhshme kundër Sevillas, përpara se të udhëtojë në Ipswich Town për ditën e hapjes së Premierligës së re.

Slot është ende në pritje të rikthimit të disa prej lojtarëve të ekipit të tij të parë pas Kupës së Amerikës dhe Kampionatit Evropian. Dhe ai mezi pret që ata të kthehen: "Absolutisht, kështu është. Shumë lojtarë të rinj po vijnë, mendoj se shtatë, tetë, ose ndoshta nëntë.

Por ne nuk po flasim për nënshkrime, por për lojtarët tanë që kthehen nga pushimet. Pra, është interesante të shohim se si do të përshtaten këta lojtarë në ekip dhe si t'i integrojmë ata sa më shpejt që të jetë e mundur nga sot. Por, siç thashë, humbëm shumë mundësi".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll