Sport

Interi në emergjencë, Lautaro ndërpret pushimet. Thu-La rikthehet për Genoan!

Pas dëmtimit të Taremit, kapiteni i zikaltërve parashikon rikthimin e tij dy ditë përpara dhe do të jetë titullar në debutimin e tij në Seria A.

5 Gusht 2024, 09:00 Nga DOSJA
Interi në emergjencë, Lautaro ndërpret pushimet. Thu-La rikthehet

ITALI - Ai duhet të ishte kthyer në Appiano më 8 gusht, por Interi ka nevojë për të pas lëndimit që e detyroi Taremin të largohej. Kështu Lautaro Martinez do të kthehet nga pushimet pas triumfit të tij në Copa America me Argjentinën e tij dy ditë më herët se sa ishte planifikuar.

Të marten, më 6 gusht, ai do të jetë në Milano për të filluar përgatitjet dhe për të qenë gati për debutimin e tij në kampionat të shtunën më 17 në Marassi kundër Genoa.

Klubi, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, nuk i bëri kërkesa të qarta Lautaros për t'u kthyer, por kapiteni i zikaltërve e kuptoi situatën dhe në mënyrë të pavarur vendosi t'i shkurtojë pushimet e tij.

Do të jetë radha e argjentinasit për të udhëhequr sulmin e zikaltërve të çiftuar me  Thuram (i cili nga ana e tij u kthye dy ditë më herët së bashku me Pavard), me ThuLa të rikompozuar pas fitimit të yllit të dytë.

Ndërkohë, të shtunën, Simone Inzaghi u ribashkua me holandezët De Vrij dhe Dumfries, gjysmëfinalistë në Kampionatin Evropian, të cilët u kthyen nga pushimet dhe nisën sërish stërvitjet. Pas barazimit miqësor ndaj Pizës së Pippo Inzaghit, aty ishin edhe Calhanoglu, Sommer, Thuram, Pavard dhe Asllani, ndërsa Arnautovic zhvilloi stërvitje të diferencuara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll