Sport

Mario Balotelli vizitë surprizë në Milanello: “Gjithmonë kthehemi në shtëpi”

Sulmuesi 34-vjeçar nuk fshihet në rrjetet sociale: ish-sulmuesi ishte dy herë te Milani nën drejtimin e Berlusconit.

5 Gusht 2024, 09:30 Nga DOSJA

Mario Balotelli vizitë surprizë në Milanello:

ITALI - Mario Balotelli në Milanello. Asnjë lëvizje transferimi Furlani-Moncada, por vetëm një vizitë nga 34-vjeçari, padyshim një tifoz kuqezi.

Në një histori të publikuar në Instagram, ish-sulmuesi i Interit, i cili luajti dy herë për Milanin në karrierën e tij (33 gola në 77 paraqitje), përjetësoi veten në qendrën sportive Carnago të kompletuar me zemra dhe një frazë të shkurtër: “Gjithmonë kthehemi në shtëpi”. 

Mario Balotelli vizitë surprizë në Milanello:

Balotelli, i cili në karrierën e tij ka veshur edhe fanelat e Liverpool, Manchester City, Marseille, Brescia, Monza dhe Sion, aktualisht është i regjistruar në skuadrën turke Adana Demirspor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll