Sport

Simone Biles, i kundërpërgjigjet Donald Trump: "Unë e dua punën time të zezë"...

Gjimnastja amerikane më e madhe në histori i përgjigjet nga distanca ish-presidentit të SHBA-së. LeBron James ka shpërndarë postimin

5 Gusht 2024, 08:30 Nga DOSJA
Simone Biles, i kundërpërgjigjet Donald Trump: "Unë e dua

FRANCE - Simone Biles ka nxjerrë disa guralecë nga këpucët e saj dhe publikon një postim në X, që ka të gjithë pamjen e një goditjeje sarkastike ndaj Donald Trump: "Unë e dua punën time të zezë".

Fraza e gjimnastes fenomenale duket si përgjigje ndaj komentit të manjatit para një auditori gazetarësh afrikano-amerikanë, ku ai tha se emigrantët vjedhin 'punët e zeza', punë që ai nuk ishte në gjendje t'i përcaktonte. Postimi u shpërnda edhe nga ylli i NBA-së, LeBron James.

Postimi i Biles, e cila tashmë ka fituar dy medalje të arta në Lojërat e “Parisit 2024”, duket gjithashtu si një hakmarrje e largët pas kritikave, të rishfaqura tani, ndaj JD Vance, zëvendësit të Trump, për braktisjen e Lojërave Olimpike të Tokios, për t'u fokusuar në shëndetin e saj mendor.

Në vitin 2021, Vance ishte një zë nga kori i ndjeshmërisë dhe solidaritetit që atletja kishte marrë për zgjedhjen e saj të dhimbshme. "Mendoj se reflekton mjaft keq në shoqërinë tonë terapeutike që ne përpiqemi t'i lavdërojmë njerëzit jo për momentet e tyre të forcës, jo për momentet e tyre të heroizmit, por për momentet e tyre më të dobëta,"- tha ai në atë kohë, sipas New York Times.

Por, siç e dimë, hakmarrja është një pjatë, që mund të shërbehet edhe e ftohtë dhe tre vjet më vonë Biles mori hakmarrjen e saj të madhe ndaj atyre që e kishin kritikuar ashpër.

Postimi i simone Biles:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll