Politike

U zgjodh kryebashkiak i ri i Himarës, Tavo: Gjikuria i mirëpritur të bëhet nënkryetar bashkie

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota.

5 Gusht 2024, 07:31 Nga r.ll
U zgjodh kryebashkiak i ri i Himarës, Tavo: Gjikuria i mirëpritur
vangjel tavo

HIMARË- Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë së Himarës me rreth 1500 vota diferencë ndaj kandidatit të opozitës, Petro Gjikurisë. 

Pas përfundimit të numërimit të votave dhe shpalljes së fitores Tavo tha për mediat se oferta e propozuar Gjikurisë për nënkryetar qëndron ende. 

“Sot fitoi Himara, fituan himarjotët, dua të falënderoj të gjithë për durimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të bëhet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majtë dhe të djathtë.”, është shprehur Tavo pas fitores.

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

 

vangjel tavo bashkia e himares

Sondazh

Poll