Politike

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ, pritet të nis numërimi

 Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

4 Gusht 2024, 22:49 Nga N.F
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, përfundon dorëzimi i kutive
Himare

HIMARË- Pas përfundimit të procesit të votimit në Himarë raportohet se deri më tani ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 88.
Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

KZAZ nuk konstatoi asnjë kuti të parregullt dhe përmbylli procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore nga KQV.  Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që u përdorën në qendrat e votimit.

zgjedhjet e pjesshme ne himare kzaz kuti votimi

Sondazh

Poll