Politike

Zgjedhjet në Himarë, "Protothema": Mbyllen qendrat e votimit, Petro Gjikuria deklaron se do të jetë fituesi!

Kandidati i mbështetur nga minoriteti grek, Petro Gjikuria në deklaratën e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor shprehu sigurinë se do të jetë fituesi i zgjedhjeve dhe i bëri thirrje kundërshtarit të tij Vangel Tavo që të bashkëpunojë për Bashkinë e Himarës.

4 Gusht 2024, 22:16 Nga N.F
Zgjedhjet në Himarë, "Protothema": Mbyllen qendrat e
Himare

HIMARË- Qendrat e votimit u mbyllën në Himarë dhe numri përfundimtar i votuesve arriti në 8690. Ky është numri më i lartë i regjistruar në bashkinë e Himarës pas ndarjes administrative të vitit 2015, shkruan media greke "Protothema".

Konkretisht, në vitin 2015 me 4 kandidatë për kryetar bashkie kanë votuar 8661 qytetarë, në vitin 2019 me kandidatin e vetëm Goros me 4165 vota ndërsa në 2023 me kandidatët Beleri dhe Goro 7821. Sipas asaj që transmeton himara.gr, në këto momente komisionet zgjedhore po vulosin kutitë për t'u transferuar në stadiumin e futbollit të Himarës ku do të nisë numërimi i cili pritet të përfundojë në orët e para të mëngjesit.

Kandidati i mbështetur nga minoriteti grek, Petro Gjikuria në deklaratën e tij pas përfundimit të procesit zgjedhor shprehu sigurinë se do të jetë fituesi i zgjedhjeve dhe i bëri thirrje kundërshtarit të tij Vangel Tavo që të bashkëpunojë për Bashkinë e Himarës.

“Unë do të jem fituesi, nëse doni të vini të punoni për mua, jeni të mirëpritur. Jam i sigurt që Himariotët më besuan”, tha ndër të tjera Gikouria.

Në të njëjtën kohë ai akuzoi anëtarët e qeverisë shqiptare se po tentonin të frikësonin anëtarët e minoritetit, por siç tha ai kërcënimet e tyre ranë në vesh të shurdhër. Himariotët treguan se nuk kanë frikë dhe pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe dhe kjo tregon se nuk e ulën kokën”, tha karakteristikë ai.

zgjedhjet e pjesshme ne himare petro gjikuria

Sondazh

Poll