Politike

Përfundon numërimi i votave, Vangjel Tavo zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Himarës (REZULTATI)

Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petraq Gjikuria 3545 vota.

5 Gusht 2024, 07:04 Nga r.ll
Përfundon numërimi i votave, Vangjel Tavo zgjidhet kryetari i ri i
numerimi i votave

HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë Himarë. Nga numërimi i 36 kutive të votimit, Tavo ka siguruar 5022 vota ndërsa Petraq Gjikuria 3545 vota.

8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë’  të partive opozitare.

Zgjedhjet e të dielës ishin të qeta dhe u shënuan nga një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në votime. Fatkeqësisht qindra qytetarë nuk arritën të votonin për shkak se dokumenteve të tyre të identifikimit i kishte kaluar afati skadimit. Zgjedhjet u zhvilluan pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të zgjedhur nga radhët e opozitës në vitin 2023, i cili më vonë u dënua për blerje votash dhe iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

petraq gjikuria vangjel tavo bashkia himare

Sondazh

Poll