4 Gusht 2024, 21:03
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli për procesin e votimit që u zhvilluar sot në Himarë. Ai u shpreh se nuk ka mashtrim më të madh se sa të mendosh se me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të drejta në Shqipëri.
Ai theksoi se Edi Rama faktoi për çdo shqiptar se për atë, nuk ekziston kushtetuta, nuk ekziston e drejta e votës për qytetarin shqiptar. Berisha shtoi se të gjitha këto zhduken, asgjësohen para interesave të tij mafioze në gjirin e Gjipesë. Sipas tij Edvin Gjipeja sot ka dëshmuar se është i aftë të ndërmarrë çdo akt, të shkelë çdo ligj, kushtetutë, të shkelë çdo interes kombëtar për interesat e mafioze në Gjipe, por dhe në zona të tjera të bregut.
"U ndala në këto momente për dy arsye. Për të theksuar edhe njëherë se nuk ka mashtrim më të madh se sa të mendosh se me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të drejta në Shqipëri. Theksoj këtë për të theksuar, rëndësinë vendimtare, jetike, që ka për çdo shqiptar që e do veten e tij, këtë vend, familjen e tij. Beteja pa ndalim dhe pa kthim gjer në krijimin e qeverisë teknike. Zgjedhjet e lira, ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.
Por me aktet në këto zgjedhje, Edi Rama faktoi për çdo shqiptar se për atë, nuk ekziston kushtetuta, nuk ekziston e drejta e votës për qytetarin shqiptar. Nuk ekziston shteti ligjor. Nuk ekziston interesi kombëtar. Të gjitha këto zhduken, asgjësohen para interesave të tij mafioze në gjirin e Gjipesë. Edvin Gjipeja sot ke dëshmuar me atë që u bëre zgjedhësve në Himarë, se ti je, i aftë të ndërmarrësh çdo akt, të shkelësh çdo ligj, kushtetutë, të shkelësh çdo interes kombëtar për interesat e tua mafioze në Gjipe, por dhe në zona të tjera të bregut.
Interesa personale të klanit tënd, interesa të konkretizuara me 224 mijë metër katror tokë në pjesën më panoramike, më të kushtueshme, më turistike të të gjithë bregut të Shqipërisë që i vure syrin e ciklopit dhe e grabite, i pangopur, hajdut i Gjipesë, hajdut i Shqipërisë," tha ai.
Berisha më tej shtoi se betejën e kanë me Edi Ramën,i me narkoshtetin. Ai theksoi se betejën do ta fitojnë ata.
"Duke përshëndetur edhe njëherë të gjithë komisionerët, vëzhguesit e opozitës në zgjedhjet e Himarës, u bëj thirrje të numëroni me ndershmëri çdo votë. Të vlerësoni me ndershmëri çdo fletë votimi.
Nuk jemi ne si ata, ne jemi ndryshe, ne respektojmë votën, ne nderojmë zgjedhësin.
Betejën e kemi me Edi Ramën, betejën e kemi me narkoshtetin, betejën do ta fitojmë ne, do ta fitojmë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.
berisha zgjedhjet e pjesshme ne himare edi rama
Politike
4 Gusht 2024, 20:53
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...
Politike
4 Gusht 2024, 20:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të...
Politike
4 Gusht 2024, 20:35
N.F
Gjikuria
HIMARË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka mbajtur fjalën e tij pas mbylljes së pro...
Politike
4 Gusht 2024, 20:03
r.ll
pamje nga procesi i votimit
HIMARË- Është mbyllur prej më shumë se një ore procesi i votimit në Himarë për zg...
Politike
4 Gusht 2024, 19:46
r.ll
foto e postuar nga kqz
HIMARË- Pas mbylljes së kohës zyrtare të votimit, Komisioni Qendror Zgjedhor ka dalë me një reagim zyr...
Politike
4 Gusht 2024, 19:44
r.ll
foto nga votimet
HIMARË- Mesditën e të dielës, një 86-vjeçar ishte ulur në shkallët e kishës së Shë...
Politike
4 Gusht 2024, 19:09
r.ll
dorian teliti
TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit ...
Politike
4 Gusht 2024, 18:56
N.F
Noka
HIMARË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ditën e sotme ndodhet në Himara ndërsa janë zhvillu...
Politike
4 Gusht 2024, 19:00
r.ll
foto ilustruese
HIMARË- Është mbyllur zyrtarisht koha e votimit për kryetarin e ri të bashkisë në Himarë. Deri n&eu...
Politike
4 Gusht 2024, 18:54
r.ll
nipi i tavos dhe kusheriri i goros
HIMARË- Nipi i Vangjel Tavos, Harallamb Tavo është duke terrorizuar votuesit në Himarë, pë...