Politike

Gara për bashkinë e Himarës/ Numërohen 28 kuti nga 36, Vangjel Tavo kryeson ndaj Gjikurisë

Nga numërimi i deritanishëm i 28 kutive  kryeson kandidati i PS, Vangjel Tavo me 3972 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 2257 vota.

5 Gusht 2024, 07:00 Nga r.ll
Gara për bashkinë e Himarës/ Numërohen 28 kuti nga 36,
numerimi i votave

HIMARË- Janë numëruar deri tani 28 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga numërimi i deritanishëm i 28 kutive  kryeson kandidati i PS, Vangjel Tavo me 3972 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 2257 vota.

Vangjel Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%. Gjithashtu edhe në Lukovë diferenca mes Tavos dhe Gjikurisë ishte e ndjeshme. Në Njësinë Administrative Lukovë po numërohet kutia e fundit, teksa Vangjel Tavo i PS kryeson me 1456 vota, ndërsa Petraq Gjikuria numëron 877 vota.

Rezultati paraprak pas numërimit të 28 kutive:

Vangjel Tavo, 3972 vota

Petraq Gjikuria, 2257 vota

zjgedhjet ne himare vangjel tavo

Sondazh

Poll