Politike

Kartat e ID të skaduara/ Anëtari i Komisionit Rregullator kishte paralajmëruar KQZ-në që në korrik për ngërçin ligjor që mund të ndodhte në Himarë (VIDEO)

Ndërkohë më datë 29 Korrik një anëtar i komisionit rregullator, kishte paralajmëruar KQZ, për ngërçin ligjor që mund të ndodhte në Himare, lidhur me ID e skaduara. Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij u kërkoi që ti drejtohen qeverisë që të miratojnë një vendim të Këshillit të Ministrave që të zgjasë me dy ose tre ditë vlefshmërinë e kartave të identitetit për zgjedhësit me banim në Himarë. Ai gjithashtu theksoi që ky vendim të merret për personat që u skadon karta në datat 2 ose 3 gusht me qëllim që të gjithë të votojnë kadidatin që duan. 

4 Gusht 2024, 21:34 Nga N.F
Kartat e ID të skaduara/ Anëtari i Komisionit Rregullator kishte
Himare

HIMARË- Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet e pjesshme në Himarë ndërsa të gjitha qendrate votimit janë mbyllur në orën 19:00. Gjatë ditës së sotme himariotët shkuan edhe një herë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre të ardhshëm mes kanditatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Petraq Gjikuria dhe kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo.

 

Mbi 23 mijë qytetarë nga Himara do të votonin në zgjedhjet e sotme ndërsa 6000 prej tyre nuk votuan dot përshkak të skadimit të kartave të identitetit. Kjo solli reagime të shumta për procesin zgjedhor ndërsa opozita e cilësoi si një krim elektoral të kryeministrt, Edi Rama.

Ndërkohë më datë 29 Korrik një anëtar i Komisionit Rregullator, kishte paralajmëruar KQZ, për ngërçin ligjor që mund të ndodhte në Himare, lidhur me ID e skaduara. Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij u kërkoi që ti drejtohen qeverisë që të miratojnë një vendim të Këshillit të Ministrave që të zgjasë me dy ose tre ditë vlefshmërinë e kartave të identitetit për zgjedhësit me banim në Himarë. Ai gjithashtu theksoi që ky vendim të merret për personat që u skadon karta në datat 2 ose 3 gusht me qëllim që të gjithë të votojnë kadidatin që duan. 

Ai shtoi se këtë propozim e vlerëson të rëndësishëm për procesin ndërsa tha se shpresonte që një vesh nga qeveria ta dëgjonte këtë thirrje të tij. Ndërkohë sot me datën 4 gushte mesa duket kjo thirrje e tij nuk u dëgjua dhe 6000 zgjedhës nuk iu dha e drejta të jepnin votën e tyre për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre të ardhshëm. Deri në orën 19:00 që ishte dhe koha zyrtare e mbylljes së votimit, pjesmarrja ishte 37,69%. 34 nga 36 qendra votimi që kanë raportuar, sipas KQZ, ku kanë votuar 8333 nga 22108 votues të regjistruar.

 

komisionit rregullator kqz zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll