Politike

Berisha: Në Himarë votuan edhe qytetarë nga Dropulli dhe zona të tjera, me karta identifikimi false, që skadonin në vitin 2070

Berisha u shpreh se përveç këtij akti skandaloz, i pandodhur ndonjëherë tha se shqiptarëve se në ligjet e mëparshme, jo vetëm që pranohej karta edhe e skaduar e identitetit, por pranohej letërnjoftimi i lëshuar edhe në vitet e diktaturës. Më tej kreu i PD-së tha se në Himarë sot votuan edhe qytetarë të ardhur nga Dropulli dhe zona të tjera, me karta identifikimi false, që skadonin në vitin 2070.

4 Gusht 2024, 20:53 Nga N.F
Berisha: Në Himarë votuan edhe qytetarë nga Dropulli dhe zona
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli për procesin e votimit që u zhvilluar sot në Himarë. Ai u shpreh se sot pas një pune të zezë të identifikimit të zgjedhësve me karta të skaduara doli se në shumicë dërrmuese ata ishin zgjedhës të djathtë dhe Edi Rama refuzoi të firmosë dje, vendimin e qeverisë për të autorizuar vlefshmërinë e kartave pavarësisht nga data e skadimit.

Berisha u shpreh se përveç këtij akti skandaloz, i pandodhur ndonjëherë tha se shqiptarëve se në ligjet e mëparshme, jo vetëm që pranohej karta edhe e skaduar e identitetit, por pranohej letërnjoftimi i lëshuar edhe në vitet e diktaturës. Më tej kreu i PD-së tha se në Himarë sot votuan edhe qytetarë të ardhur nga Dropulli dhe zona të tjera, me karta identifikimi false, që skadonin në vitin 2070.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq! Në zgjedhjet e 14 majit, në Himarë dhe mbarë vendin u zgjat afati i përdorimit, apo u autorizua përdorimi i kartave të identitetit që u kishte skaduar afati. Kurse sot pas një pune të zezë të identifikimit të zgjedhësve me karta të skaduara doli se në shumicë dërrmuese ata ishin zgjedhës të djathtë dhe Edi Rama refuzoi të firmosë dje, vendimin e qeverisë për të autorizuar vlefshmërinë e kartave pavarësisht nga data e skadimit.


Përveç këtij akti skandaloz, përveç këtij krimi kushtetues, i pandodhur ndonjëherë unë u them shqiptarëve se në ligjet e mëparshme, jo vetëm që pranohej karta edhe e skaduar e identitetit, por pranohej letërnjoftimi i lëshuar edhe në vitet e diktaturës. Pranohej pasaporta jo biometrike, e lëshuar përpara.


Pranohej certefikata e nxjerrë në gjendje civile, sepse gjëja e fundit që mund ti shkonte kujt ndërmend ishte mohimi i të drejtës kushtetuese të votimit për qytetarët shqiptarë. Të përjashtosh nga votimi 6153 qytetarë në një bashki të vogël, imagjinoni ju se çfarë operacioni kriminal përgatit Edi Rama në shkallë vendi. Ndërkohë miqtë e mi, në Himarë sot votuan edhe qytetarë të ardhur nga Dropulli dhe zona të tjera, me karta identifikimi false, që skadonin në vitin 2070.

berisha zgjedhjet e pjesshme ne himare

Sondazh

Poll