Politike

Berisha: Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës

Ai më tej u shpreh se zgjedhjet në Himarë dëshmuan intolerancën e plotë, dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror. Sipas tij zgjehdjet dëshmuan fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Berisha u shpreh se kartave të himariotëve u kishte skaduar vetëm data, por nuk kishte ndryshuar asnjë nga elementët e sigurisë që dëshmonin identitetin e qytetarit.

4 Gusht 2024, 20:50 Nga N.F
Berisha: Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli për procesin e votimit që u zhvilluar sot në Himarë ndërsa tha se sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës.

Ai më tej u shpreh se zgjedhjet në Himarë dëshmuan intolerancën e plotë, dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror. Sipas tij zgjehdjet dëshmuan fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Berisha u shpreh se kartave të himariotëve u kishte skaduar vetëm data, por nuk kishte ndryshuar asnjë nga elementët e sigurisë që dëshmonin identitetin e qytetarit. Ai e konsideroi një akt kriminal që fakton për të qintën herë se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionareve dhe misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së madhe, të çdo shqiptari të ndershëm, të çdo shqiptari, atdhetarë, patriot, të kauzës së lirisë, interesit kombëtar, shpresës dhe besimit.


Një përshëndetje u dërgoj sonte të gjithë qytetarëve të Himarës, që ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese në një votim që vjen pas grabitjes monstruoze të mandatit të Fredi Belerit, nga Edi Rama dhe bandat e tij. Miqtë e mi!


Sot përsëri zgjedhjet në Himarë dëshmuan intolerancën e plotë, dëshmuan krimin monstruoz elektoral, shtetëror. Dëshmuan fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Sot Edi Rama ju mohoi të drejtën e votimit, e ushtrimit të të drejtës kushtetuese për votimin 6153 banorëve të Himarës se me pretekstin se atyre u kishin skaduar kartat e identitetit.


Ky dënim, ky ndëshkim i qytetarëve të Himarës, se kartat e tyre kishin skaduar ndërkohë që kishte skaduar vetëm data, por nuk kishte ndryshuar asnjë nga elementët e sigurisë që dëshmonin identitetin e qytetarit, është një akt kriminal, është një akt që fakton për të qintën herë se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk do të ketë.

berisha zgjedhjet e pjesshme ne himare edi rama

Sondazh

Poll