Politike

"Administrata shtetërore ka kërcenuar qytetarët," Gjikuria: Do pranoj çdo verdikt që vjen nga vota e himariotëve! Unë jam fitues, Tavo të vijë të punojë për mua 

Ai gjithashtu preku edhe problematikat që u hasën ditën e sotme gjatë procesit të votimit ndërsa shtoi se ka patur kërcënime nga administrata shtetërore ndaj qytetarëvë. Gjikuria shtoi se himariotët sot folën dhe shprehën vullnetin e tyre për mes votës dhe se nuk do ta ulin kokën pavarësisht presioneve.

4 Gusht 2024, 20:35 Nga N.F
"Administrata shtetërore ka kërcenuar qytetarët,"
Gjikuria

HIMARË- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka mbajtur fjalën e tij pas mbylljes së procesit zgjedhor. Gjatë fjalës së tij Gjikuria falënderoi himariotët që e kanë mbështetur, duke thënë se do ta çojë programin deri në fund.

Ai gjithashtu preku edhe problematikat që u hasën ditën e sotme gjatë procesit të votimit ndërsa shtoi se ka patur kërcënime nga administrata shtetërore ndaj qytetarëvë. Gjikuria shtoi se himariotët sot folën dhe shprehën vullnetin e tyre për mes votës dhe se nuk do ta ulin kokën pavarësisht presioneve.

I pyetur nga gazetarët nësë do të bashkëpunojnë me kundërshtarin e tij nëse nuk fiton zgjedhjet Gjikuria u shpreh se ai i ka fituar ato dhe se nësë Tavo dëshiron të punojë me të është i mirëpritur.

"Dua të falënderoj të gjithë himariotët që më mbështetën, i falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjitha partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushë, stafin, që bënë një punë tepër të mirë. Himariotët folën dhe na ka ngelur të shohim vullnetin e tyre. Do ta çojmë programin tonë deri në fund. Himariotët nuk do ulin kokën, pavarësisht presiononeve.


Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himariotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himariotët. Unë jam fitues i garës, nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur," tha ai.

 

zgjedhjet e pjesshme ne himare petraq gjikuria

Sondazh

Poll