Sport

Guardiola është i qetë për Julian Alvarez: “Po pres të kthehet, do ta përgëzoj”

"Nuk ka asgjë të re. Nuk kam asgjë për të thënë. Ai do të kthehet, unë e llogaris atë”

4 Gusht 2024, 20:19 Nga DOSJA
Guardiola është i qetë për Julian Alvarez: “Po pres

SHBA - Replikat në distancë kanë vazhduar gjatë gjithë javës. Anësori argjentinas pretendon për minuta më tepër dhe ka hapur derën për t’u larguar…

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u rikthye për të folur për një rast që është në qendër të merkatos, ai që ka të bëjë me Julian Alvarez, i cili ende nuk i është bashkuar grupit për shkak të angazhimit në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

"Julian është absolutisht një nga lojtarët tanë,- fjalët e tij të raportuara nga BBC. - Nuk ka asgjë të re. Nuk kam asgjë për të thënë. Ai do të kthehet, unë e llogaris atë.

Jam i sigurt se kur të kthehet do ta përqafoj dhe do ta përgëzoj për Kupën e Amerikës, për Olimpiadën dhe do të fillojmë të punojmë së bashku. Ndërkohë, kam një milion gjëra për të menduar, për sa i përket ekipit”.

Me pak fjalë, trajneri spanjol shqetësohet për gjëra të tjera tani: "Javën tjetër ne luajmë për trofeun e parë të sezonit (Community Shield ndaj Manchester United në Wembley). Pas dy javësh do të luajmë përsëri në Stamford Bridge, ky është shqetësimi im i vetëm”.

Kontrata me Cityn skadon në vitin 2028 për ish-sulmuesin argjentinas të River Plates.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll