Sport

Berat Gjimshiti nuk ‘e tradhëton’ Atalantën, i kthen shpinën milionave të Katarit...

Berat Gjimshiti ka marrë një ofertë tunduese në aspektin financiar nga Al-Rayyan. Klubi nga Katari ka piketuar kapitenin e Kombëtares shqiptare si përforcimin e duhur për prapavijën.

4 Gusht 2024, 19:41 Nga DOSJA
Berat Gjimshiti nuk ‘e tradhëton’ Atalantën, i kthen

ITALI - Gati për 31-vjeçarin është një kontratë 3-vjeçare, me një pagë sezonale më shumë se dyfishi i asaj që përfiton në Serie A.

Por pasi ka reflektuar dhe është menduar gjatë, mbrojtësi kuqezi i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek Atalanta.

Skuadër ku është kthyer prej kohësh në një nga lojtarët më të rëndësishëm, ndërkohë që gëzon respektin dhe dashurinë e tifozëve bergamaskë.

Gjimshiti, i cili në maj ngriti si kapiten i zikaltërve trofeun e Europa League, dëshiron të luajë finalen e Superkupës së Europës përballë Realit të Madridit (14 gusht).

Gjithashtu edhe Champions League në sezonin e ardhshëm, me ekipin e Gasperinit që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Përtej milionave nga Katari, futbollisti shqiptar preferon të vijojë aventurën e suksesshme tek Atalanta, pse jo për të tentuar edhe fitimin e titullit kampion.

Që do të ishte realizimi i një ëndrre për të, shokët e skuadrës, klubin dhe gjithë tifozët e skuadrës italiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll