Sport

Djokovic ‘hakmerret’ në finale ndaj Alcaraz, fiton medaljen e artë në “Paris 2024”

Tenisti Novak Djokovic mundi në finale spanjolin 7-6 7-6 në një ndeshje që zgjati dy orë e 52 minuta. Meadalja e artë “Paris 2024” historike për tenistin serb…

4 Gusht 2024, 20:07 Nga DOSJA
Djokovic ‘hakmerret’ në finale ndaj Alcaraz, fiton medaljen e

FRANCE - Novak Djokovic është fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ishte i vetmi turne i madh që i mungonte palmaresit së tij të jashtëzakonshme tenistit serb. Ai mundi spanjolin Alcaraz në dy sete 7-6, 7-6 dhe kompletoi karrierën 'Golden Slam'...

Kështu, legjenda 37-vjeçare arrin një tjetër moment historik në karrierën e tij fantastike, duke e përfunduar ndeshjen me lot: për të kjo është medalja e dytë, në një garë të Lojërave Olimpike pas bronzit në 2008.

Për Carlos Alcaraz mbeti një medalje argjendi shumë prestigjioze. Në podium ishte edhe italiani Lorenzo Musetti, i cili mori medaljen e bronztë të shtunën.

Menjëherë pas triumfit, Novak Djokovic u gjunjëzua i përlotur dhe falënderoi publikun për mbështetjen në tribuna. Ai më pas festoi në qendër të fushës, përpara se të shkonte drejt tribunës dhe të përqafonte gruan e tij Jelena dhe fëmijët e tij, Stefan dhe Tara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll