Sport

Ten Haag shpalos filozofinë e tij: “Fitimi i trofeve nuk është qëllimi im kryesor”...

Erik Ten Hag ka thënë se fitimi i një trofeu nuk është qëllimi i tij te Manchester United, pasi holandezi tani hyn në sezonin e tij të tretë në krye të “Djajve të Kuq”.

4 Gusht 2024, 16:01 Nga DOSJA
Ten Haag shpalos filozofinë e tij: “Fitimi i trofeve nuk

ANGLI - Ten Haag, i cili festoi me Man.United fitimin e FA Cup në mandatin e tij të dytë në stolin e skuadrës, theksoi se "projekti" që po ndërtohet është thjesht që klubi të ecë përpara, të zhvillohet dhe të synojë më lart.

Sidoqoftë, paraqitjet e United në Premier League ranë në sezonin 2023/24, pasi përfunduan në vendin e 8-të, pas një vendi të tretë në sezonin 2022/23. Fitorja e FA Cup ndaj Manchester Cityt konfirmoi vendin e United në sezonin e ardhshëm në Europa League dhe trajneri holandez, duke folur për BBC, tha se vlerësimi në fund të sezonit ndihet si vite më parë.

“E kam lënë pas (përfshirë sezonin e kaluar) dhe po shikoj përpara. Unë e di pse jam këtu. Unë jam këtu për të fituar. Unë jam këtu për projektin dhe për të fituar trofe. Ne duam të ecim përpara. Jo (nuk e prisja një telefonatë), sepse e dija se me këtë projekt po shkojmë në drejtimin e duhur.

Tani ne punojmë mirë së bashku. Të gjithë jemi këtu në turne dhe përgatitemi për sezonin. Skuadra drejtuese, stafi i ri stërvitor, edhe disa lojtarë të rinj. Po punojmë që të përmirësohemi dhe të bëjmë hapin e radhës në sezonin e ri. Ka ardhur struktura e re dhe lidershipi i ri. Lojtarët e rinj kanë ardhur për të përmirësuar dhomën e zhveshjes.

Sigurisht, struktura është atje. Klubi ka bërë ndryshime dhe ne mund të shohim përpara. Jam i sigurt se kjo do të na japë baza edhe më të mira për të sulmuar. Ne po ndërtojmë, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të bëjmë përparim. Kemi nevojë për përmirësime. Të gjithë bënë një vlerësim. Ata dolën në përfundimet e duhura, ndaj ne bëmë ndryshimet në strukturat e klubit. Por ne po përmirësojmë edhe ekipin dhe do të përmirësojmë modelin e konkurrimit”,- përshkroi tekniku me përvojë.

Holandezi foli për ambicien e tij për ta rikthyer Unitedin në krye të kompeticioneve vendase dhe evropiane, por e bëri të qartë se... trofetë nuk janë qëllimi kryesor.

“Ne duam të ndërtojmë ekip me lojtarët më të mirë dhe të arrijmë më shumë sukses. Kemi fituar dy trofe, por ambiciet tona janë të larta. Padyshim që mendoj se është e mundur të fitojmë një tjetër trofe. Por ky nuk është qëllimi im. Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me klubin. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Duhet të vendosim klubin në radhë të parë. Të gjithë duhet të rreshtohen dhe të shkojnë për një kauzë më të madhe. Nuk bëhet fjalë për individë. Bëhet fjalë për ekipin. Bëhet fjalë për unitetin. Bëhet fjalë për punën ekipore për të arritur rezultatin më të lartë të mundshëm”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll