Sport

Ibrahimovic i lumtur me Paulo Fonseca: "Deri tani mirë"

Ish-lojtari i Milanit kërkon "durim" në punën e portugezit, duke thënë se "idetë kërkojnë kohë për t'u asimiluar".

4 Gusht 2024, 12:00 Nga DOSJA

Ibrahimovic i lumtur me Paulo Fonseca: "Deri tani mirë"

SHBA - Zlatan Ibrahimovic vlerësoi para-sezonin që po bën Milani, me portugezin Paulo Fonseca në krye, duke theksuar "përmirësimet" pas dy fitoreve në përgatitje për sezonin, kundër Manchester City (3-2) dhe Real Madrid (1-0).

“Deri më tani gjithçka po shkon mirë, por ne kemi një trajner të ri dhe duhet pak kohë që idetë të asimilohen nga skuadra”,- filloi duke thënë ish-lojtari i kuqezinjve, i cili tani është këshilltar i klubit.

“Duhet të jemi të durueshëm, por pas këtyre dy ndeshjeve tashmë mund të shohim përmirësime. Por është para-sezon. Këto lojëra janë të shkëlqyera për djemtë që sfidojnë garat e mëdha, sepse u japin atyre më shumë adrenalinë dhe energji për të punuar shumë. Gjithçka është në rregull tani për tani”,- përforcoi legjenda skandinave, i cili i kërkoi nga Pulisic për “më shumë”.

“Ai pati sezonin më të mirë të karrierës së tij me ne, me shumë gola dhe asistime, por shpresoj që të bëjë diçka më shumë dhe të rritet si lider. Me një ekip të ri na duhen lojtarë si ai”, tha Ibra.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll