Sport

“Paris 2024”/ Phelps gëzoi si një francez, kur Marchand fitoi në 200 metra flutur...

Notari më ikonë në historinë olimpike, nuk duket... i shqetësuar për rezultatet që kërcënojnë perandorinë e tij

4 Gusht 2024, 13:00 Nga DOSJA

“Paris 2024”/ Phelps gëzoi si një francez, kur Marchand

FRANCE - Michael Phelps, i cili mori një shije të aftësive të Leon Marchand, kur ai theu rekordin amerikan vitin e kaluar në këtë kohë në 400 metra, ka gjetur fytyrën e tij të re të preferuar në pishinë dhe këtë vit ai feston normalisht paraqitjet e tij.

Teksa francezët iu afruan... rrëzimit të rekordeve, pas fitores mahnitëse të Marchant në 200 metra flutur për meshkuj kundër Christophe Millac, Phelps që po shikonte duelin e madh mes dy sportistëve, ka festuar si tërbuar për rezultatin, duke qenë si mysafir i Eurosport.

Kujtohet se Marchand ka tre medalje ari në Olimpiadën e këtij viti dhe i duhen... edhe 20 të tjera për të arritur bëmat e Phelpsit, i cili ka gjithsej 28 medalje olimpike.

Shikoni videon e Phelps duke festuar fitoren e Marchand në Lojërat Olimpike “Paris 2024”:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll