Sport

SIHARIQ!... Ndërkombëtari holandez mund kancerin dhe dëshiron të luajë sërish

Jean-Paul Boetius, 30 vjeç, ka qenë pa klub që nga korriku 2023

4 Gusht 2024, 11:30 Nga DOSJA

SIHARIQ!... Ndërkombëtari holandez mund kancerin dhe dëshiron

HOLANDE - Jean-Paul Boetius, 30 vjeç, njoftoi se ka fituar betejën e tij kundër kancerit. 

Ndërkombëtari holandez e ka kapërcyer sëmundjen në testikujt e tij në vitin 2022, por në mars ai njoftoi se do t'i duhej t'i nënshtrohej një trajtimi të ri, pasi problemi u përhap në zonën retroperitoneale. Tani ai më në fund e ka kapërcyer betejën.

“Kam marrë një lajm të mirë nga spitali dy javë më parë. Arritëm rezultatin e dëshiruar, ndaj mund të shikoj përpara pa merak. Në fakt, ata duan që unë ta them vetëm pas pesë vitesh, por unë do ta them tani: jam i pastër”,- tha ai duke folur në programin televiziv holandez De Oranjezomer.

Jean-Paul Boetius gjithashtu siguroi se donte të kthehej në detyrën aktive. Mesfushori, i cili është pa klub që nga korriku i vitit 2023, ka kaluar kohë te Feyenoord, Basileira, Genk, Mainz dhe Hertha.

B.T (Dosjas.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Gusht 2024, 08:00

Ancelotti: "Humbja? Po çmendemi”...

SHBA - I dolën nga zemra fjalët Carlo Ancelottit, kur u pyet për humbjen ndaj Barçës dhe shqetësimin e tij: "Po...