Sport

ZYRTARE/ Ivan Jovanoviç është trajneri i ri i kombëtares së Greqisë…

Tekniku serb kishte rënë dakort me drejtuesit e rinj të EPO-s dhe sot u njoftua rekrutimi i tij në krye të kombëtares së Greqisë.

4 Gusht 2024, 14:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Ivan Jovanoviç është trajneri i ri i kombëtares

GREQI - Në kombëtaren e futbollit të Greqisë, sot ka nisur zyrtarisht epoka e Jovanovicit. Për këtë të fundit, trajnerit serb i kishte mbetur vetëm njoftimi zyrtar për t'u bërë trajner i ri i kombëtares helene.

EPO ka zyrtarizuar rekrutimin e trajnerit 62-vjeçar në stolin e kombëtares greke dhe tashmë ai është njeriu që do të kërkojë ta çojë sërish në një turne të ri madhor.

Trajneri serb ishte deri para disa muajsh te Panathinaikos, ndërsa në nivel kombëtar ka punuar në 2019/20 edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në të kaluarën ai ka shërbyer ndër të tjera te Iraklis, Al Nasr dhe APOEL, ndërsa si futbollist ka “shkruar” një histori të veçantë te Geraios.

Në të njëjtën kohë u njoftuan edhe Dimitris Salpingidis, Vassilis Torosidis, Dimitris Papadopoulos, të cilët do të kenë një rol aktiv në piramidën e ekipeve kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll