Pretenca për ‘Babalen’/ Kryemadhi del në krah të Salianjit: Sulm i orkestruar nga Rama, vendi po kthehet në diktaturë
10 Dhjetor 2019, 20:51Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me pretencën e Prokurorisë për 1.6 vite burg për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianjin për dosjen“Babale”.
Në reagimin e saj, Kryemadhi shprehet se e gjitha është e orkestruar politikisht nga kryeministri Rama, gjë që sipas saj u tregon qytetarëve se demokracia në vend është në rrezik.
“Pretenca e sotme e Edi Ramës, si autori real i saj, i lexuar nga dyshja e prokurorëve të telekomanduar Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, ndaj opozitarit Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, po i tregon qartë të gjithë shqiptarëve që demokracia në vend është në një rrezik eminent,”-tha Kryemadhi.
Ndër të tjera, Kryemadhi ka përmendur edhe kërkesën për azil të Agron Tufës, prishjen e godinës në Qytet Studenti dhe miratimin e paketës së Ndryshimeve Ligjore. Sipas saj, Shqipëria po shkon sërish drejt diktaturës.
Postimi i plotë:
Ky dhjetor i 29-të i demokracisë në Shqipëri, në vend që të na gjente me një shtet të konsoliduar të së drejtës dhe me demokraci funksionale, i cili do të ishte i denjë për familjen evropiane, fatkeqësisht po shohim se po rrëshqet drejt një sistemi autokratik. Pretenca e sotme e Edi Ramës, si autori real i saj, i lexuar nga dyshja e prokurorëve të telekomanduar Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, ndaj opozitarit Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, po i tregon qartë të gjithë shqiptarëve që demokracia në vend është në një rrezik eminent. Ky sulm i orkestruar politikisht duke përdorur gjithashtu edhe sistemin e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët nën frikën e vettingut janë gati që të bardhën ta bëjnë të zezë, u parapri edhe nga ngjarje të tjera po kaq të rrezikshme në kurriz të demokracisë sonë të brishtë. Kërkesa për Azil e drejtorit ekzekutiv të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit z. Agron Tufa pas kërcënimeve të marra për shkak të punës së tij, prishja e qëllimtë, pikërisht në datë 8 dhjetor e godinës nr.15 në Qytetin Studenti, që mbart simbolin e revoltës studentore për demokraci si edhe paraqitja për miratim në Kuvend e Paketës së Ndryshimeve Ligjore për nënshtrimin e plotë të medias janë akte, të cilat po e rikthejnë Shqipërinë në vitet e errta të diktaturës. Nga një qeveri e ardhur në pushtet nga votat e blera dhe të rrëmbyera në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar dhe paratë e oligarkëve të PPP nuk mund të presësh as demokraci, as shtet të së drejtës, as zhvillim ekonomik, as integrim evropian. Opozita ka mision të saj parësor dhe kombëtar mbrojtjen e demokracisë, mbrojtjen e fjalës se lirë dhe medias, mbrojtjen e votës së lirë. Asgjë nuk është më e shtrenjtë dhe më me vlerë se liria. Opozita së bashku me qytetarët shqiptarë nuk do rreshtin së luftuari për një demokraci reale dhe funksionale. Sot pas 29 vitesh, fatkeqësisht, po i rikthehemi me forcë po të njëjtave thirrje, të cilat ushtuan nga studentët: “Poshtë diktatura” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje ku ka marrë dy vendime për situatën që është krijuar në qytet pas tërmet tragjik të 26 n...
TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën. Teksa bënte “monologun” hyrës për pjesën ...
TIRANË- Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar. Ky vendim është marrë nga Basha dhe të gjitha...
TIRANË– Gazetari Çim Peka ka ftuar në emisionin e tij në Syri Tv, presidentin e Republikës, Ilir Metën. Teksa Meta po fliste për momentet e para kur...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka debatuar sot me gazetarin Ylli Rakipi, në lidhje me situatën pas tërmetit dhe se si dueht të reagonte Kreu i Shtetit.Të ft...
TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku edhe ka folur lidhur me situatën post-tërmet...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi se paralajmërimet e tij për tërmetet treguan se duhen dëgjuar ekspertët. I ftuar në Syri televizion, Meta tha se se ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka mbrojtur sot ushtarët dhe zjarrëfikësit që kanë qenë pjesë e operacion kërkim-shpëtimit në Durrës e Thumanë.I ftuar sot në...
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar sërish lidhur me pretencën që Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës për dosjen “Babale 2”. Me anë të një ...