Politike

Legalizimi/ Rama me kryetarët e Bashkive: Ndërtesat për biznese le të presin, për banesat të nisi puna

Po ashtu Rama theksoi se ligji e parashikon përfundimin e procesit të legalizimit në të gjithë vendin në vitin 2028. 

17 Korrik 2024, 11:32 Nga I.A
Legalizimi/ Rama me kryetarët e Bashkive: Ndërtesat për biznese
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka lënë porosi kryetarëve të bashkive për procesin e legalizimit në vend. Gjatë takimit me ta në kryeministri, Rama theksoi se ndërtesat që duan të kthehen në biznese, mund të presin për tu legalizuar. Ndërkohë që shtoi se banesat e qytetarëve nuk mund të presin dhe duhet që puna të nisi menjëherë. Po ashtu Rama theksoi se ligji e parashikon përfundimin e procesit të legalizimit në të gjithë vendin në vitin 2028. 

“Nga ana tjetër, zyrat vendore të kadastrës, të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemeve, herë nga indiferenca, paaftësia dhe krimbi i kërkesës për ryshfet. Pavarësisht progresit të bërë, sepse faktikisht, procesi ka pasur progres, por një progres të pakënaqeshëm, duhet të jemi të vetëdijshëm, përtej faktit që ligji e parashikon përfundimin në 2028, ne për banesat, e përsëris, të qytetarëve, duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset rendi i qartë i kohës së kërkesave. E padrejtë që disa presin prej vitesh, disa e marrin legalizimin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Keni detyrën kryesore që të vendosni radhë. Të bëhet legalizimi i banesave. Është një kërkesë e drejtë e juaja, por nga ana tjetër, kërkon fokus të veçantë nga ju. Ka një sërë bashkish që kanë numra të vegjël kërkesash, dhe nuk ka arsye pse njerë të presin akoma për këto banesa. Sa i përket ndërtesave pa leje, mund të presim. Por të parët janë banorët në shtëpitë e tyre. Procesi në Himarë, Theth, që po shtyhet përpara dhe në disa zona të tjera, tregon se nëse koordinohemi dhe ka fokus, ky proces ecën me shpejtësi”, tha Rama.

 

edi rama rama me kryetaret e bashkive

Sondazh

Poll