Politike

Komisioni i Ekonomisë/ "Fjalim patetik", Vokshi ironizon raportimin e ministres Koçiu: Skandali te Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut

Ajo u shpreh se në spital nuk ka ilaçe dhe nuk funksionojnë aparaturat.

17 Korrik 2024, 11:17 Nga r.ll
Komisioni i Ekonomisë/ "Fjalim patetik", Vokshi ironizon
pamje nga mbledhja e komisionit

TIRANË- Në fjalën e saj në mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka ironizuar ministren e Shëndetësisë, Albana Koçi, gjatë raportimit të saj për skandalin tek Onkologjiku.

“Wow, fjalimi ishte nuk di pse ankoheni nuk paska asnjë problem tek QSUT, tek Onkologjiku, fjalime patetike”, tha deputetja demokratike.

Ajo u shpreh se në spital nuk ka ilaçe dhe nuk funksionojnë aparaturat, ndërsa theksoi se Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut.

“Mendova se sot do të vinit me një ndjesë zonja ministre, më modeste, por të thoni që kemi reaguar dhe kemi marrë masa në mënyrë të menjëhershme, kur sot nuk ka barna nuk ka kura e ilaçe, nuk funksionojnë aparaturat, paraqiteni para Komisionit dhe në vend që të rreshtoni problematikat, thoni hajde na ndihmoni. Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut”, tha Vokshi.

albana vokshi albana kociu

Sondazh

Poll