Politike

"Ekonomia"/ Shalsi pyet kreun e KLSH për deklaratën mbi akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu të sillnit një çështje të 3 viteve më parë?

Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe, që sipas tij vijnë nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.

17 Korrik 2024, 10:53 Nga r.ll
"Ekonomia"/ Shalsi pyet kreun e KLSH për deklaratën mbi
eduard shalsi

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat.  Kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi ka pyetur kreun e KLSH, Arben Shehu, për çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021, të cilën ai e përmendi në raportimin e një dite më parë.

“Dje pas deklaratës tuaj kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara për të cilat AKU kreu veprimet e duhura menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?”

Më pas Shalsi ka lexuar në komision disa mesazhe, që sipas tij vijnë nga qytetarë të shqetësuar për këtë çështje pas deklaratave të kreut të KLSH.

“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje”, deklaroi Shalsi.

eduard shalsi komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll