Politike

"Lidershipi shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për t'iu afruar BE-së," Beleri pas betimit si eurodeputet në Strasburg: Do ta vazhdoj deri në fund dënimin tim!

Ai shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Për të ardhmen e tij dhe nëse shpreson të dalë nga burgu ndërsa shtoi se nuk do të largohet por do të paraqitet në burg të shtunën për të kryer pjesën tjetër të dënimit.

17 Korrik 2024, 08:15 Nga N.F
"Lidershipi shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje
Beleri

GREQI- Në një intervistë të zhvilluar së fundi eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka folur në lidhje me udhëtimin e tij në Strasburg dhe për të bërë betimin. Beleri duke folur për median "ANT1" u shpreh sot është një ditë gëzimi dhe emocioni të madh për të.

Ai deklaroi se ndjen një përgjegjësi të madhe për të përmbushur pritshmëritë që janë krijuar, ndërsa në të njëjtën kohë falënderoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe popullin grek për besimin që treguan tek ai. Ai shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Për të ardhmen e tij dhe nëse shpreson të dalë nga burgu ndërsa shtoi se nuk do të largohet por do të paraqitet në burg të shtunën për të kryer pjesën tjetër të dënimit.

“Kam kërkuar lirimin nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Unë nuk do të largohem. Unë do të përballem me pjesën tjetër të dënimit tim sido që të jetë," tha ai.  Ai theksoi se Himara është një vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë, të cilët kanë bashkëjetuar prej shumë vitesh dhe kështu duhet të jetë.

“Ne duhet të kemi të drejta civile. Të kemi të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai.

Për shtetin e së drejtës në Shqipëri ai theksoi se shumë raste tregojnë se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë.

"Shqipëria është një vend evropian gjeografikisht dhe dua të besoj edhe nga ana kulturore. Por lidershipi i saj nuk ka bërë asnjë përpjekje për t'iu afruar Bashkimit Evropian,” shtoi Beleri.


Në fund, duke iu referuar detyrave të tij, ai theksoi se do të kërkojë ndihmën e ish-deputetëve grekë.

“Do të bëj mirë”, deklaroi ai.

fredi beleri eurodeputet strasburg

Sondazh

Poll