Politike

Rama mbledh sot në kryeministri krerët e bashkive të vendit, çfarë pritet të diskutohet

Pas kësaj mbledhje, Rama pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik.

17 Korrik 2024, 08:15 Nga r.ll
Rama mbledh sot në kryeministri krerët e bashkive të vendit,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë rreth orës 10:00 në kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit. 

Sipas raportimeve, në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.

Pas kësaj mbledhje, Rama pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik. Në takim me kreun e qeverisë do të jenë dhe kryebashkiakët e djathtë.

edi rama kryeministri kryebashkiaku

Sondazh

Poll