17 Korrik 2024, 11:11
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kontrolli i Latë i Shtetit (KLSH) i është rikthyer katër drejtorive rajonale të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës(ASHK) për të parë zbatimin e rekomandimeve që janë lënë në auditimet e mëparshme.
Duket se shumica e tyre kanë pranuar rekomandimet dhe kanë marrë disa masa por sa i takon punonjësve duket se nuk ka pasur asnjë reagim. Në vetvete KLSH kishte sugjeruar vërejtje dhe paralajmërime dhe në një masë shumë të vogël largime por drejtoritë në asnjë rast nuk kanë çuar para këto masa duke “amnistuar” plotësisht stafet e tyre.
E para është drejtoria vendore e ASHK në Durrës për të cilën KLSH nënvizon se “nga 15 masa disiplinore të rekomanduara, rezulton: “zgjidhje të kontratës së punës” për 1 punonjës, “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për 1 punonjës dhe masa “vërejtje” për 13 punonjës, rezulton e zbatuar vetëm 1 masë “vërejtje” për 1 punonjës, ndërsa nuk janë zbatuar 14 masa disiplinore”.
E njëjta situatë duket se vihet re edhe tek drejtoria vendore e ASHK në Pogradec.
“Për eliminimin e efekteve negative dhe për administrimin e menaxhimin në përmbushje të 3 E, janë lënë 2 masa rekomanduese, nga të cilat është zbatuar pjesërisht 1 mase dhe 1 mase rezulton e pa zbatuar. Nga 10 masa disiplinore të rekomanduara, “vërejtje” deri në “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për 10 punonjës, të cilat rezultojnë të pa zbatuara” thuhet në auditim.
Drejtoria tjetër vendore e ASHK është ajo e Fierit ku KLSH ka analizuar zbatimin e rekomandimeve të lëna sa i takon stafit.
“Për eliminimin e efekteve negative dhe për administrimin e menaxhimin në përmbushje të 3 E, janë lënë 2 masa rekomanduese, të cilat rezultojnë të zbatuara pjesërisht. Nga 12 masa disiplinore të rekomanduara, rezulton: “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, për 5 punonjës dhe masa “vërejtje” për 7 punonjës, të cilat rezultojnë të pa zbatuara” thuhet në auditim.
E fundit në këtë raport është një prej drejtorive rajonale të Tiranës dhe konkretisht Tirana Rurale 1. Sipas KLSH për eliminimin e efekteve negative dhe për administrimin e menaxhimin në përmbushje të 3E, janë lënë 6 masa rekomanduese, për shumën 74. 7 milionë lekë, nga të cilat, 1 rekomandim është në proces, 4 rekomandime janë zbatuar pjesërisht, ndërsa 1 rekomandim nuk është zbatuar.
“Janë rekomanduar masa disiplinore “vërejtje” deri në “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për 8 punonjës dhe masa disiplinore “Vërejtje” për 15 punonjës, nga ku rezulton se nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tiranë, nuk është marrë asnjë masa disiplinore, për rrjedhojë konsiderohen të pa zbatuara” thuhet në raport./ Monitor
kadastra klsh
Politike
17 Korrik 2024, 11:08
r.ll
arbi agalliu
TIRANË- Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu ka lajmëruar sot largimin e tij nga grupi parlamentar i kësaj partie. Përmes n...
Politike
17 Korrik 2024, 11:00
S.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë lidhur me gjobat ndaj bizneseve turi...
Politike
17 Korrik 2024, 10:53
r.ll
eduard shalsi
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Kryetari i këtij komisi...
Politike
17 Korrik 2024, 09:38
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës për çështjen "Gërdeci". Sipas raportimeve, ...
Politike
17 Korrik 2024, 08:15
N.F
Beleri
GREQI- Në një intervistë të zhvilluar së fundi eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka folur n&eum...
Politike
17 Korrik 2024, 08:15
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë rreth orës 10:00 në kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit.&...
Politike
16 Korrik 2024, 22:27
M.B
Jason Emert
TIRANA-Kandidati republikan për Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Tennessee, Jason Emert, i ftuar në SY...
Politike
16 Korrik 2024, 22:06
M.B
Frida Krifca, Ardita Kuçi, Oltjon Muzaka
TIRANA- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mbetur pa drejtues. Bëhet me dije s...
Politike
16 Korrik 2024, 21:37
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 10:00 kryebashkiakët, ku në fokus të takimi...
Politike
16 Korrik 2024, 21:06
E. D
pamje nga komisioni
TIRANË- Albana Vokshi ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi do t&...