Politike

Situata pas tërmetit/ Meta vizitë në Armathë të Durrësit: Ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare

8 Dhjetor 2019, 12:45 Nga DOSJA
Situata pas tërmetit/ Meta vizitë në Armathë të

DURRËS- Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot zonën e Armathës në Durrës, zonë e cila u godit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Kreu i shtetit vizitoi disa shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti, ku  bisedoi me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Sipas Metës, ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare.

Sot në Armathë vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare”, shkruan Ilir Meta.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ne armathe te durresit ilir meta meta ne armathe te durresit

Sondazh

Poll