Politike

"Inceneratorët, grup kriminal"/ Malltezi pas reagimit të SPAK: Këta qenkan kokat jo ai që kalon 9 procedura dhe17 firma në 1 dit

SPAK bëri me dije se janë caktuar masat e sigurisë "arrest në burg" për Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Renardo Nallbani, Ilir Dedja dhe për 3 shtetas të huaj, Giusepe Ciaffaglione, Marc Lapat dhe Michael Druijts.

16 Korrik 2024, 14:16 Nga r.ll
"Inceneratorët, grup kriminal"/ Malltezi pas reagimit të
jamarber malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme për hetimet e Inceneratorit të Tiranës. 

Përmes një postimi në Facebook, Malltezi shkruan duke ironizuar se, “këta qenkan kokat jo ai që kalon 9 procedura & 17 firma në 1 ditë?”

POSTIMI I MALLTEZIT: 

Palacot e femijeve: “Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë shtetasit K.Z. dhe M.M., ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”. Këta qenkan kokat jo ai që kalon 9 procedura & 17 firma në 1 ditë?

Prokuroria e Posaçme ka reaguar sot zyrtarisht lidhur me hetimet për Inceneratorin e Tiranës. Në njoftimin e tyre thuhet se ka nisur procedimi për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, grupi kriminal, pjesë e të cilit janë shqiptarë dhe shtetas të huaj, ka pastruar 20 milionë euro pasuri nga momenti i lidhjes së kontratës dhe në vazhdimësi. 

Më tej bëhet me dije se janë caktuar masat e sigurisë "arrest në burg" për Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Renardo Nallbani, Ilir Dedja dhe për 3 shtetas të huaj, Giusepe Ciaffaglione, Marc Lapat dhe Michael Druijts. Në krye të grupit kriminal, qëndrojnë shtetasit Klodian Zotaj dhe Mirel Mërtiri, ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”. SPAK po ashtu bën me dije se është njoftuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit se nuk është ekzekutuar asnjë urdhërarrest.

jamarber malltezi spak inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll