Politike

Fondet për bujqësinë/ Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF dhe të ngrihet komision i posaçëm në koordinim me BE

16 Korrik 2024, 11:43 Nga r.ll
Fondet për bujqësinë/ Bardhi në Konferencën e
gazment bardhi

TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve po diskutohet kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për mocionin me debat për abuzimet me fondet e BE për bujqësinë. 

Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF dhe gjithashtu ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në koordinim dhe me Bashkimin Europian ku të adresohet çdo problem. 

"Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe të marrë çdo masë që mundesojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta jane në këtë linjë. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet  një komisioni të posaçëm në koordinim edhe me BE të adresojmë çdo problem.", është shprehur Bardhi. 

gazment bardhi konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2024, 07:33 r.ll

100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend

altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u përball me rreth 100 pyetje nga deputetët gjat&e...