16 Korrik 2024, 12:13
Nga r.ll

TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është rrëzuar mocioni me debat i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për abuzimet me fondet e BE për bujqësinë.
Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi është shprehur kundër kërkesës, ndërsa tha se duhet realizuar në vjeshtë kur të kenë edhe raportet zyrtare të OLAF.
Bardhi, nga ana tjetër, u shpreh se raporti zyrtar është publik në faqen e Komisionit Europian. Ai akuzoi mazhorancën se po mbron vjedhjet e fondeve të Bashkimit Europian.
DEBATI NË MBLEDHJE:
Bardhi: Kuvendi të analizojë gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe të marrë çdo masë që mundesojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta jane në këtë linjë. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet një komisioni të posaçëm në koordinim edhe me BE të adresojmë çdo problem.
Çuçi: Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAF, nuk është zyrtar dhe është ende kofidencial. Dhe po ashtu ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoj mirëkuptim dhe nuk jam kundër, por ta bëjmë në vjeshtë kur dhe raportet ti kemi zyrtare.
Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet në thashetheme. Më vjen keq qe kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti i OLAF është publik në faqen e Komisionit Europian. Nuk janë thashetheme por përmbledhja zyrtare që OLAF ka bëre mbi hetimin për rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i është vënë në dispozicion autoriteve ekzekutive shqiptare por edhe drejtësisë. Kërkesa nuk bazohet as në thashetheme e lajme gazetash por në raportin zyrtar te OLAF. Po të ishte bazuar mbi lajme mediash do të kishim kërkuar në korrik 2023 këtë debat por kemi pritur raportin zyrtar. Është fiks momenti tani për këtë debat, një punë që padyshim do të zgjas edhe në sesionin tjetër parlamentar. Me rëndesi është që të biem dakord për debatin, pastaj kohën se kur e vendos debatin në bazë të rregullores i takon kërkuesve.Të ju vijë turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajdutërine. Ne ju ftojmë të marrim masa ndërsa ju mbroni vjedhjet.
konferenca e kryetareve gazment bardhi bledi çuçi
Politike
16 Korrik 2024, 11:43
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve po diskutohet kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar t&e...
Politike
16 Korrik 2024, 11:26
N.F
Mete
TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ishte sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën ...
Politike
16 Korrik 2024, 11:22
N.F
Ndou në SPAK
TIRANË- Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou paraqitet në SPAK është paraqitur paraditen e ...
Politike
16 Korrik 2024, 11:16
alba kepi
ITALI- Shtyhet 10 ditë hapja e qendrave të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër. Telekom Italia ngarkohet nga Ministria Italiane e D...
Politike
16 Korrik 2024, 10:16
N.F
Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama në një deklaratë nga Shkodra ku ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar q...
Politike
16 Korrik 2024, 09:40
r.ll
sali berisha dhe jamarber malltezi
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, gjyqtarët Il...
Politike
16 Korrik 2024, 08:37
r.ll
kuvendi
TIRANË- Në Kuvendin e Shqipërisë është zhvilluar seanca plenare maratonë prej 16 orësh, ku pjesën m&e...
Politike
16 Korrik 2024, 07:55
r.ll
fredi beleri
ATHINË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet në Ahtinë nga ku sot do të nis...
Politike
16 Korrik 2024, 07:33
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u përball me rreth 100 pyetje nga deputetët gjat&e...
Politike
15 Korrik 2024, 22:57
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, ka denoncuar ...