Politike

Vula e PD-së/ Basha: Po zvarritet zbardhja e vendimit të gjykatës dhe hapja rrugë e rekursit! Do i drejtohem instancave më të larta

Ai më tej shtoi se po zvarritet kjo çështje dhe se po vonohet çelja e rrugës për rekursin e vendimit në Gjykatën e Lartë. Basha tha se në rast se nuk do të zbardhet deri në fund të javës, do të merren masat e nevojshme duke iu drejtuar instancave më të larta.

16 Korrik 2024, 12:23 Nga N.F
Vula e PD-së/ Basha: Po zvarritet zbardhja e vendimit të gjykatës
Basha

TIRANË- Deputeti, Lulzim Basha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për vulën e Partisë Demokratike.  Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se kanë kaluar 30 ditë nga afati për zbardhjen e vendimit të marrë më 11 qershor.

Ai më tej shtoi se po zvarritet kjo çështje dhe se po vonohet çelja e rrugës për rekursin e vendimit në Gjykatën e Lartë. Basha tha se në rast se nuk do të zbardhet deri në fund të javës, do të merren masat e nevojshme duke iu drejtuar instancave më të larta.

“30 ditë kanë kaluar nga afati për zbardhjen e vendimit, po zvarritet zbardhja, nëse deri në fund të javës nuk do të zbardhet që të hapet rruga për rekursin, do t’i drejtohemi KLGJ, ILGJ dhe SPAK”, u shpreh ai.

lulzim basha vula e pd

Sondazh

Poll