Politike

U paraqit në ambientet e SPAK, Ndou: U pyeta si person në dijeni për një çështje që është nën hetim! Nuk ka lidhje me detyrën time si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër

Në reagimin e tij Ndou shprehet se sotë është paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çështje që është nën hetim. Ai më tej shtoi se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me detyrën e tij si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër.

16 Korrik 2024, 12:15 Nga N.F
U paraqit në ambientet e SPAK, Ndou: U pyeta si person në dijeni
SPAK

TIRANË- Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou paraqitet në SPAK është paraqitur paraditen e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Ndou pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, bëri një sqarim në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij Ndou shprehet se sotë është paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çështje që është nën hetim. Ai më tej shtoi se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me detyrën e tij si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër.

“Duke marrë shkas nga publikimet e bëra në media mbi paraqitjen time gjatë ditës së sotme në mjediset e SPAK, më lejoni shkurtimisht të sqaroj opinionin publik se: Jam paraqitur në SPAK si person në dijeni mbi një çështje që është nën hetim, por që nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me personin tim dhe as me detyrën që mbaj si kryetar i këshillit të qarkut Shkodër. E ndjeva si detyrim që të bëj këtë sqarim të shkurtër, për të shmangur çdo keqinterpretim që mund të lind në rrethana të tilla,” thuhet në reagim.

Ndou është kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës, i zgjedhur në fillim të shkurtit të këtij viti, pasi zëvendësoi Marina Duhanin. Ai u zgjodh si kryetar i këshillit të qarkut të Shkodrës me 18 vota pro dhe 1 kundër.

spak edmond ndou

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2024, 07:33 r.ll

100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend

altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u përball me rreth 100 pyetje nga deputetët gjat&e...