Politike

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekurset e Berishës dhe Malltezit

Ata kërkuan sërish që te ndryshohet masa e sigurisë por Gjykata e rrëzoi kërkesën e tyre.

16 Korrik 2024, 14:22 Nga N.F
Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekurset e kreut demokrat, Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezi. Ata kërkuan sërish që te ndryshohet masa e sigurisë por Gjykata e rrëzoi kërkesën e tyre.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

berisha malltezi

Sondazh

Poll