Politike

Ligji për akcizat/ Ministri Mete: Do të hiqet koncesionari i pullave fiskale! Nga janari 2025 shërbimin do ta bëjë shteti me kosto më të ulët

Gjatë fjalës së tij Mete foli për ligjin e akcizës, duke thënë se do të hiqet koncesionari i pullave fiskale dhe ky shërbim do të ofrohet nga shteti.

16 Korrik 2024, 11:26 Nga N.F
Ligji për akcizat/ Ministri Mete: Do të hiqet koncesionari i pullave
Mete

TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete ishte sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut, si edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Gjatë fjalës së tij Mete foli për ligjin e akcizës, duke thënë se do të hiqet koncesionari i pullave fiskale dhe ky shërbim do të ofrohet nga shteti.

Ministri shpjegoi se qëllimi për të cilin vjen projektligji lidhet ngushtësisht me një proces të përcaktuar që është heqja e koncesionarit të pullave të akcizës nga ligji dhe theksimi që tashmë ky është monopol shtetëror, pra prodhimi dhe shpërndarja e pullave dhe do të realizohet nga një person juridik publik i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.


Ministri theksoi se është ngritur një grup i gjerë pune, vjet në dhjetor, që po ndjek procedurat e përmbylljes së koncesionit të pullave fiskale. Duke qenë se koncesionari përmendej në një sërë nenesh të ligjit dhe ishte parashikuar që ky proces bëhej nga koncesionari dhe kjo ishte në ligj, ligji po vjen për ndryshime.

“Në ligjin e akcizave ka qenë i parashikuar koncesionari që ofronte shërbimin e pullave fiskale. Duke qenë se ky koncesion përfundon më 31 dhjetor të këtij viti dhe do ti kalojë shtetit. Si koncesionari ashtu edhe procedurat të hiqen nga ky ligj dhe të theksohen që pullat fiskale janë monopol shtetëror dhe Këshilli i ministrave do caktojë një person juridik publik të autorizuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale dhe elementëve të sigurisë. Që në dhjetor të vitit të kaluar është  ngritur një grup pune për të menaxhuar procesin e daljes. Përfundon në 31 dhjetor dhe ka lindur nevoja për të ndryshuar ligjin e akcizës për të hequr koncesionarin e pullave”, tha ministri në fjalën e tij.

Ministri u shpreh se ky ka qënë një koncesion i kushtetueshëm dhe qëndrimi i ministrise është që do të duhet të ofrohet me kosto më të ulëta në të ardhmen.

ministri mete akciza pulla fiskale

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2024, 07:33 r.ll

100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend

altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u përball me rreth 100 pyetje nga deputetët gjat&e...