Aktualitet

Mjekoi në mënyrë të pakujdesshme një të mitur, procedohet dentistja në Pogradec

Ndërkohë dy persona janë shpallur në kërkim për vjedhje dhe kanosje.

11 Korrik 2024, 13:10 Nga S.B
Mjekoi në mënyrë të pakujdesshme një të mitur,
foto ilustruese

KORÇË- Procedohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë në Korçë dhe Pogradec. Mësohet se është proceduar një 68-vjeçare dentiste pasi ka kryer mjekim të pakujdesshëm ndaj një të miture.

Është proceduar edhe 29-vjeçari M.B pasi ka kanosur një 44-vjeçare. Ndërkohë dy persona janë shpallur në kërkim për vjedhje dhe kanosje.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e komisariateve të Policisë Korçë dhe Pogradec po punojnë për kapjen e shtetasve:

-E. Ll., 16 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa steka me paketa me cigare, në një tabakino, në lagjen nr. 7, Korçë;

-A. S., 30 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 33-vjeçar.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, me profesion dentiste, pasi dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje;

-M. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 44-vjeçare.

korce procedime

Sondazh

Poll