Aktualitet

EMRI/ U gjet i pajetë në Kostur, identifikohet 37-vjeçari shqiptar, çfarë dyshohet?

Nga pamja e parë trupi i 37-vjeçarit nuk kishte shenja dhune apo plagësh.

11 Korrik 2024, 11:58 Nga S.B
EMRI/ U gjet i pajetë në Kostur, identifikohet 37-vjeçari
foto ilustruese

GREQI- Identifikohet 37-vjeçari i cili u gjet i pajetë në dalje të fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë. Viktima quhet Kreshnik Kazanxhiu, dhe identifikimi është bërë përmes të vëllait Refail Kazanxhiu i cili është banor i fshatit.

Pasi këqyrjes së trupit nga mjeku ligjor, ky i fundit tha se dyshohet se shqiptari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Nga pamja e parë trupi i 37-vjeçarit nuk kishte shenja dhune apo plagësh.

Pritet që pas disa orësh të kryhet edhe ekspertiza dhe analizat toksikologjike. Deri më tani skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa priten rezultatet e autopsisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.

greqi kostur kreshnik kazanxhiu

Sondazh

Poll