Aktualitet

VIDEO/ Aksident në aksin rrugor Berat-Lushnje, 4 anëtarë të një familjeje përfundojnë në spital, mes tyre dy fëmijë

Mësohet se ka qenë një automjet tip Toyota që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane ku ndodheshin një çift me dy fëmijët e tyre. Ky automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. 

11 Korrik 2024, 12:01 Nga M.B
VIDEO/ Aksident në aksin rrugor Berat-Lushnje, 4 anëtarë të
Foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë. Mësohet se ka qenë një automjet tip Toyota që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane ku ndodheshin një çift me dy fëmijët e tyre. Ky automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. 

 

Ndërkohë anëtarët e familjes janë transportuar drejt repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim. Ndërsa drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen.

aksident ne berat

Sondazh

Poll