Aktualitet

"Vendoset gardhi metalik"/ Sot protesta e opozitës, nis puna për përgatitjen e skenës (FOTO)

Ndërkohë mësohet se në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë Kryeministrisë, ka nisur puna për vendosjen e infrastrukturës.

11 Korrik 2024, 11:32 Nga M.B
"Vendoset gardhi metalik"/ Sot protesta e opozitës, nis puna
Foto nga vendi ku do të mbahet protesta

TIRANA- Sot rreth orës 20:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Ndërkohë mësohet se në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë Kryeministrisë, ka nisur puna për vendosjen e infrastrukturës. Po ashtu bëhet me dije se është vendosur një pjesë e skenës dhe gardhi metalik rrethues pranë podiumit.

Drejtuesit e demokratëve kanë bërë thirrje prej disa ditësh për pjesëmarrje të shtuar të qytetarëve në protestë, ndërsa kreu i PD Sali Berisha pak ditë më parë i dërgoi edhe një porosi strukturave, që të bëhet gjithçka që është e mundur në mënyrë që kjo të jetë protesta më e madhe që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë.

"Vendoset gardhi metalik"/ Sot protesta e opozitës, nis puna

protesta e opozites

Sondazh

Poll