11 Korrik 2024, 13:06
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave raportoi se gjatë vitit 2023 janë identifikuar dobësi të konsiderueshme në regjistrimin dhe administrimin e aseteve të njësive publike.
“Ka mangësi materiale lidhur me: plotësinë, ekzistencën, përkatësinë, si dhe pasaktësi në hartimin e regjistrit të aseteve, çka përbën një faktor risku potencial në mirë-administrimin e pronës publike”, thuhet në raportin vjetor 2023 të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik.
Të dhënat e fundit mbi inventarin e aseteve publike i përkasin vitit 2014, me një vlerë totale 353 miliardë lekë. Mirëpo që nga ajo kohë, miliarda lekë janë injektuar për shtimin dhe mirëmbajtjen e aseteve publike nga financimet buxhetore nëpërmjet investimeve kapitale dhe shpenzimeve operative të mirëmbajtjes.
Duke shpjeguar ecurinë e këtij procesi, më herët Ministria e Financave shpjegoi se metodologjitë e raportimit të aseteve janë miratuar, por entet publike nuk po tregohen të afta t’i zbatojnë. Drejtoritë e Auditit në entet publike kanë raportuar në Ministrinë e Financave për mungesë të regjistrit të aktiveve të qëndrueshme si pyje kullota plantacione, ndërtime dhe konstruksione, rrugë, mjete vepra ujore përveç vlerës fillestare të kontabilitetit nuk përmban kërkesat specifike të përcaktuara në udhëzimin përkatëse.
Raporti i Ministrisë së Financave vë në dukje se, ekziston informacion i paplotë dhe jo i qartë lidhur me inventarin e aktiveve të qëndrueshme, gjë që vështirëson verifikimin fizik të tyre dhe vlerësimin nëse ky inventar është kryer në mënyrë korrekte për vetë hapësirën territoriale të Bashkive. Fletët e inventarit janë të panënshkruara nga komisioni, por vetëm nga punonjësit me përgjegjësi materiale.
Gjetjet kryesore në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar evidentojnë mungesën e kartelave të aseteve sipas viteve të vënies në punë, vlerës fillestare, amortizimit të akumuluar dhe vlerës së mbetur. Mungon vlerësimi mbi asetet stok, për vënien në eficencë apo nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre.
Asetet publike nuk regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, teksa është vënë re plotësim i gabuar i pasqyrave financiare, thuhet në raportin e 2023 të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave.
Mungesa e inventarit të aseteve publike (rrugë, hekurudha, ujësjellës, objekte publike etj) e vë qeverinë para të panjohurave në lidhje me pasuritë publike, vlerën e tyre dhe shkallën e amortizimit, duke vështirësuar në të njëjtën kohë mënyrën e ndërhyrjes nëpërmjet investimeve për mirëmbajtjen e tyre./ Monitor
auditimi
Aktualitet
11 Korrik 2024, 12:50
I.A
Dritan Dajti
ELBASAN- Seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ka dështuar ditën e sotme. Mësohet se seanca supozohej të mbahej me...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 12:26
I.A
Pëllumb Gjoka
TIRANË- Shtyhet për të tretën herë seanca paraprake për dosjen “Metamorfoza”. Mësohet se ...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 12:18
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Zona e Zdrales do të përfshihet në një projekt rijetëzimi që synon ndërhyrje kryesisht në ...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 12:09
I.A
Gazmend Haxhia
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën për biznesmenin Gazment Haxhiu, i akuzuar për abuzim me fo...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 11:58
S.B
foto ilustruese
GREQI- Identifikohet 37-vjeçari i cili u gjet i pajetë në dalje të fshatit Pentavrysos, në Kostur të G...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 12:01
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BERAT- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Morav...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 11:32
M.B
Foto nga vendi ku do të mbahet protesta
TIRANA- Sot rreth orës 20:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Nd&eum...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 11:35
S.B
arma e sekuestruar
DURRËS- Arrestohet një 33-vjeçari që tentoi të vriste Rudolf Zefin vitin e kaluar në lagjen Do...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 11:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria miratoi të mërkurën e kësaj jave procedurat që do të ndiqet për regjistrimin e të d...
Aktualitet
11 Korrik 2024, 10:52
I.A
Gjykata
ELBASAN- Seanca gjyqësore për Dritan Dajtin ka nisur në Gjykatën e Elbasanit paraditën e sotme. Vetë Dritan Dajti, i ...