Aktualitet

EMRI/ Atentati në Don Bosko, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Gjithashtu bëhet me dije së 33-vjeçari, ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

11 Korrik 2024, 11:35 Nga S.B
EMRI/ Atentati në Don Bosko, arrestohet 33-vjeçari i shpallur
arma e sekuestruar

DURRËS- Arrestohet një 33-vjeçari që tentoi të vriste Rudolf Zefin vitin e kaluar në lagjen Don Bosko në Tiranë. Mësohet se 33-vjeçari Andrea Bregasi, lëvizte me pistoletë me vete në qytet e cila iu sekuestrua. Bregasi ishte fqinj me Rudolf Zefin dhe qëlloi drejt makinës së tij të paktën katër herë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Kontrolle dhe inteligjencë policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Lëvizte i armatosur me pistoletë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë mundëson kapjen dhe vënien në pranga të 33-vjeçarit.

I arrestuari, në kërkim nga Policia e Tiranës, për vrasje me dashje, të mbetur në tentativë. Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në qytetin e Durrësit, Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë këtij operacioni, në hyrje të një pallati në lagjen nr. 11, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje. Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

rudolf zefi andrea bregasi

Sondazh

Poll